Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Arbër Hajdari ka reaguar, pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë, Erion Veliaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka kërcënuar që ta dorëzojë Bashkinë, pikërisht tek ai. Në reagimin e tij, Hajdari shprehet se e gjitha është një thashethem. Hajdari shton se nuk ka lidhje me historinë e përballjes politiko-penale brenda Partisë Socialiste. Ai shton se është thjesht Arbëri i fundjavës. Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve...