Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vdes tragjikisht e moshuara në Tiranë, bie nga lartësia e pallatit
Një e moshuar ka humbur jetën tragjikisht paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja B. Xh., rreth 88 vjeçe, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në rrugën “Egnatia”, teksa e moshuara ka humbur jetën në vend. Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.