Vdes në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte
Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur më së shumti për rolin e djalit sfidues të mbretit të drogës Walter White në serialin dramatik “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. “Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe aktivistit të përkushtuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte”, deklaroi përfaqësuesi i tij. Aktori ndërroi jetë në Brownsville, Teksas. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Mitte, i cili jetonte me paralizë cerebrale, u mbështet te përvoja e tij personale për të interpretuar rolin e Walter “Flynn” White Jr në serialin e vlerësuar me çmime Emmy, ku luanin edhe Bryan Cranston dhe Aaron Paul. Për interpretimin e tij në këtë serial, ai...
Burimi:
kultplus.com