Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në Bukuresht më 5 gusht, në moshën 95-vjeçare. Ish-presidenti ishte shtruar në spital që nga 9 qershori, dhe mjekët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri. Në një komunikatë zyrtare, Qeveria njoftoi me “keqardhje të thellë” vdekjen e Iliescut dhe u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të tij. I dashur nga disa dhe i refuzuar nga të tjerë, Iliescu ishte një nga politikanët më kontrovers në periudhën demokratike që pasoi përmbysjen e diktatorit të kamotshëm, Nicolae Ceaușescu, në dhjetor të vitit 1989. Iliescu kishte qenë ministër në qeveri para se të anashkalohej nga Ceaușescu në fillim të viteve ‘70. Në dhjetor...