Vdekja tragjike e 16-vjeçarit shqiptar në fushën e futbollit, Greqia mbyll pa afat të gjitha fushat në Kavalë
Vdekja tragjike e Asllan Gjanës, 16-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në një fushë futbolli në Thasos, ka sjellë masa të menjëhershme në Greqi. Bashkia e Kavalës ka vendosur të mbyllë pa afat të gjitha fushat e futbollit në zonën e saj, deri në përfundimin e kontrolleve për sigurinë e infrastrukturës sportive. Vendimi vjen pak ditë pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut, i njohur nga të afërmit si “Ani”. Gjatë një ndeshjeje futbolli, 16-vjeçari doli jashtë vijave të fushës në përpjekje për të ndjekur topin dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në një mur pranë tribunave. Përplasja rezultoi fatale.Pas kësaj tragjedie, autoritetet vendore kanë vendosur të pezullojnë lejet për zhvillimin e seancave stërvitore dhe kurseve të futbollit për fëmijët...
Burimi:
javanews.al