Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar zyrtarisht Rusisë më shumë informacion për vdekjen e një teknike laboratori në një institut kërkimor për murtajën, në rajonin e Irkutskut, në Siberi. Sipas mediave ruse, 28-vjeçarja Darya Shipilova mund të jetë infektuar me murtajë pulmonare pasi një epruvetë u thye në laborator. Në këto raportime thuhej gjithashtu se deri në 200 persona që mund të kishin pasur kontakt me të ishin vendosur në karantinë. Autoritetet ruse i kanë mohuar këto pretendime. Mbikëqyrësi shëndetësor Rospotrebnadzor tha se dokumentet që qarkullojnë në internet për marrjen e masave të veçanta kundër murtajës nuk janë zyrtare dhe se informacioni i publikuar është i pavërtetë. Edhe guvernatori i Irkutskut ka mohuar se bëhet fjalë për murtajë. Ai tha se gruaja kishte vdekur nga...
Burimi:
javanews.al