Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve

Vdekja e të riut në Lipjan/ Të dyshuar për dhunë, nis sot gjykimi ndaj policëve

Vdekja tragjike e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan ka nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka vënë nën presion institucionet e drejtësisë në Kosovë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, Zejnullahu kishte sjellje agresive dhe ishte raportuar nga qytetarët se po sulmonte kalimtarë dhe vetura në rrugën “Haradin Bajrami”. Policia kishte marrë gjashtë telefonata të njëpasnjëshme nga qytetarë të shqetësuar dhe kishte ndërhyrë në vendngjarje rreth orës 00:12. Për shkak të rezistencës aktive të Zejnullahut dhe tentativave të tij për të sulmuar zyrtarët policorë, është përdorur sprej mbrojtës. Pas ndërhyrjes, Zejnullahu ndërroi jetë....
Burimi: Sot.com.al