Vdekja e mistershme e këngëtarit grek Mazonakis, Policia sekuestron dy ampula në klinikë! Ja çfarë u zbulua në analizat e gjakut të tij
Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis. Gjatë kontrollit në klinikën në Kolonaki, ku këngëtari u rrëzua, policia gjeti dhe sekuestroi dy ampula që dyshohet se përmbanin një substancë kundërvepruese ndaj midazolamit. Zhvillime të reja janë regjistruar në hetimin për vdekjen e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis. Gjatë një kontrolli policor në klinikën e mjekëve Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos, në rrugën Karneadou, në zonën Kolonaki të Athinës, ku artisti u rrëzua, janë gjetur dhe sekuestruar dy flakonë. Sipas raportimit të medias greke Proto Thema, dy flakonët dyshohet se përmbanin flumazenil, një substancë që përdoret si antidot për benzodiazepinat, përfshirë midazolamin. Kjo e fundit, sipas analizave të përmendura në raportim, është identifikuar në gjakun e këngëtarit. Eksperti mjekoligjor...
Burimi:
javanews.al