Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vdekja e miliarderit Mike Lynch dhe rënia dramatike e gjeniut të teknologjisë, familja e tij në prag falimentimi, 700 milionë paund borxhe
Familja e miliarderit britanik dhe pionierit të teknologjisë Mike Lynch po përjeton një tragjedi të pafundme, pasi ai humbi jetën vitin e kaluar së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah dhe pesë të tjerë në jahtin e tij luksoz Bayesian që u përmbys në brigjet e Siçilisë. Anija u mbyt pas një stuhie të papritur ere me shpejtësi 80 mph, që e shndërroi një mbrëmje festive në një makth të vërtetë. Lynch dhe vajza e tij nuk ia dolën. Vetëm gruaja e tij, Angela Bacares, mbijetoi, e cila u shpëtua në minutën e fundit nga një anëtar i ekuipazhit....