Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave në Greqi ka urdhëruar ngrirjen e të gjitha pasurive të dy mjekëve që janë lënë në paraburgim në kuadër të hetimeve për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis. Sipas mediave greke, urdhri është lëshuar nga kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, Charalambos Vourliotis, ish-zëvendësprokuror i Gjykatës së Lartë, dhe i është përcjellë Prokurorisë. Masa përfshin të gjitha asetet e dy mjekëve, mes tyre edhe një kasafortë bankare që ata mbanin në një bankë në zonën e Kolonakit, pranë klinikës së tyre. Autoriteti ka dhënë gjithashtu pëlqimin paraprak për hapjen e kasafortës dhe sekuestrimin e përmbajtjes së saj. Në kuadër të hetimeve, janë dërguar kërkesa edhe në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme dhe pranë kompanive të sigurimeve, me qëllim identifikimin e...