Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia
Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi vdekjen e elektriçistit 46-vjeçar, Ermal Debrovës, i cili u gjet pa shenja jete në fshatin Margëlliç të Patosit. Sipas policisë, elektriçisti është gjetur pa shenja jete pranë një shtylle elektrike të rrëzuar në tokë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
vizionplus.tv