Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vdekja e Besnik Koçiut në burg/ Helsinki: U mbajt tetë ditë i sëmurë në qeli, duhej të trajtohej menjëherë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim. Në një komunikatë për mediat, organizata ngre pikëpyetje lidhur rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria. Besnik Koçiu ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi...