Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vdekja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të Brian Spahiut
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Bledar dhe Ina Spahiut, prindër të të miturit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje dentare. Prindrit e 3-vjeçarit kërkuan që gjykata të detyronte prokurorinë të informonte familjen mbi ecurinë e hetimeve ndaj dentistes që kishte marrë përsipër trajtimin. Çifti Spahiu kërkoi të njihej me veprimet hetimore të kryera deri më tani, por gjykata penale e refuzoi kërkesën me argumentin se familjarët e viktimës nuk janë bashkë-hetues në procedurat që zhvillon prokuroria. Në padinë e paraqitur, familja ka kërkuar gjithashtu të marrë dijeni mbi rezultatet e akt-ekspertimit dhe të ketë mundësi...