Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të publikojë më shumë informacion lidhur me vdekjen e një punonjëseje laboratori në një qendër kërkimore për murtajën në Siberi. Ngjarja ka shkaktuar një valë spekulimesh mbi rrethanat në të cilat 28-vjeçarja humbi jetën. Zyrtarët rusë kanë deklaruar se ende po hetojnë shkakun e vdekjes, por të gjithë personat që kishin pasur kontakt me viktimën rezultuan negativë për murtajën pneumonike. “Besoj se Rusia duhet të ndajë me botën më shumë informacion”, u tha Rubio gazetarëve. “Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore.” Raportimet e para për ngjarjen u shfaqën të premten, duke bërë të ditur se rreth 200 persona ishin vendosur nën vëzhgim në rajonin Irkutsk të Siberisë pas vdekjes së punonjëses...