VD- Tensione në Yzberisht, komisionerët e PD-së bllokojnë qendrën e votimit

VD- Tensione në Yzberisht, komisionerët e PD-së bllokojnë qendrën e votimit

Pamje nga qendra e votimit TIRANË- Një situatë e tensionuar është regjistruar në një qendër votimi në Yzberisht, Tiranë. Sipas një videojë të publikuar në “JOQ Albania”, qytetarët janë penguar për të votuar në qendër. Ata janë konfliktuar me vëzhguesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike. Komisionerët demokratë kanë bllokuar procesin dhe kanë ndërprerë votimin, pa dhënë një shpjegim, por duke thënë se kanë marrë "urdhër për të ndërprerë votimin". Kjo ka nxitur zemërim dhe reagime të shumta nga qytetarët që kanë shkuar për të votuar./ZËRI
Burimi: Zeri.ai