VD-“Çmendet” moti në Itali! Tornado “fluturon” çadrat në ajër, pushuesit largohen të tmerruar

VD-“Çmendet” moti në Itali! Tornado “fluturon” çadrat në ajër, pushuesit largohen të tmerruar

Pamje nga vendngjarja ROMË- Një pasdite relaksuese u shndërrua në një kaos të pastër për pak sekonda në Maccarese, në bregdetin në veri të Romës, ku një tornado goditi papritur plazhin duke ngritur çadrat në ajër dhe duke shkaktuar panik te pushuesit. Incidenti ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme, ndërsa plazhi ishte i mbushur me familje dhe turistë. Fenomeni i papritur dhe i dhunshëm i motit përfshiu shpejt vijën bregdetare, duke prekur të paktën tre vendpushime plazhi.  Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadra dhe shezlongje. Ata thonë që përjetuan momente...