Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vatrat e zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Vetëm ndërhyrja nga ajri mund t’i izolojë flakët
Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era. Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse, të ushtrisë dhe strukturave bashkiake, ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha, kryesisht pisha të mbjella në vitet 70-80-të. Po sipas tij, menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të...