Vatra zjarri në disa njësi të bashkisë Bulqizë, retë e tymit mbulojnë qytetin dhe fshatrat përreth

Vatra zjarri në disa njësi të bashkisë Bulqizë, retë e tymit mbulojnë qytetin dhe fshatrat përreth

Prej më shumë se një jave vatra të mëdha zjarri vijojnë në “Fushën e Peladhisë” të njësisë administrative Zerqan. Ndërkohë vatra të mëdha zjarri vijojnë në afërsi të fshatit Vlashe të njësisë Shupenzë. Zjarri i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke djegur me dhjetëra hektar pyje dhe kullota. Ndërkohë për fikjen e vatrave të zjarrit janë angazhuar forcat e zjarrfikëse si dhe ato të emergjencave të bashkisë Bulqizë, megjithatë e kanë patur të pamundur fikjen për shkak të terrenit të vështirë, që bën të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri....
Burimi: Top-Channel.tv