Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru!

Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru!

Vatikani ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku ka zbuluar shkakun e vdekjes së Papa Françeskut.Sipas deklaratës së Vatikanit, Papa vdiq nga një goditje në tru. Deklarata erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë të vdekjes së Papës. Papa Françesku kishte probleme të rënda shëndetësore, të cilat u përkeqësuan në vitet e fundit të jetës së tij.Ai vuajti veçanërisht nga sëmundje kronike të mushkërive. Ati i Shenjtë u shua në moshën 88-vjeçare si Papa i 226-të i Kishës Katolike Romake.
Burimi: Opinion.al