Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vatikani i gatshëm të organizojë bisedime paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës
Papa Leo i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në takimin e tyre të sotëm se Vatikani është i gatshëm të presë bisedimet e paqes ruso-ukrainase, thuhet në një deklaratë të Vatikanit. Vatikani thotë se është i gatshëm të organizojë bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Papa diskutoi gjithashtu me Zelensky-n “nevojën urgjente për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.Zelensky dhe Papa u takuan në Castel Gandolfo, një qytet i vogël malor pranë Romës, ku Papa ndodhet me pushime dyjavore.