Vatër zjarri në Pilur të Himarës/ Ndërhyrje nga toka dhe ajri, rrezikohen të digjen…

Vatër zjarri në Pilur të Himarës/ Ndërhyrje nga toka dhe ajri, rrezikohen të digjen…

Një vatër zjarri vijon prej mesditës të kësaj të diele të jetë aktive në afërsi të fshatit Pilur në Himarë. Raportohet nga vendi i ngjarjes, se nga flakët rrezikohen të digjen edhe ullishte, ndërsa janë djegur kullota dhe bimësi të zonës. Për shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete të forcave zjarrfikëse, ndërsa po ndërhyhet edhe nga ajri. Forcave zjarrfikëse të Himarës u janë bashkuar edhe ato nga Saranda e Vlora, teksa punohet për shuarjen e flakëve.
Burimi: Sot.com.al