Vasseur: Në Austin për të siguruar podiumin e radhës dhe të konsolidojmë përformancat tona
Pas një rikthimi zhgënjyes nga pushimet verore, Ferrari është ringjallur duke siguruar dy podiume radhazi në Malajzi dhe Singapor, fillimisht me Lewis Hamilton, e më pas me Charles Leclerc. Megjithatë, tani skuadra me bazë në Maranello përballet me sfidën e Austin (Amerikë), një pistë ku Ferrari triumfoi në vitin 2024. Megjithatë, makina SF-26 është tejkaluar nga Red Bull, dhe ndërsa Mercedes vazhdon të shfaqë një koncept makine më superior, edhe McLaren pritet të prezantojë përditësime të reja. Drejtuesi i skuadrës, Frédéric Vasseur, mbetet optimist përpara garës në Teksas, duke theksuar sërish rëndësinë e një ekzekutimi të përsosur. “Pas dy fundjavave inkurajuese në Azi, ku siguruam pikë të rëndësishme, tani e nisim fazën amerikane të sezonit në Austin. Kjo është një nga pistat më kërkuese në...
Burimi:
telesport.al