“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Kryeministri Rama, gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme me shqiptarët në Miçigan, komentoi edhe vendimin e Hagës për 4 ish-liderët e UÇK-së. Kryeministri u shpreh se edhe pse shpesh thuhet se vendimet e gjykatave duhen respektuar, në këtë rast, dënimi me 81 vite burg i 4 ish-liderëve të UÇK është ‘një varrosje për së gjalli’. Rama shtoi se populli i Kosovës nuk e gjen veten në këtë vendim që u bë në emër të tyre, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës. Fjala e Edi Ramës: “Demokracia është një mosmarrëveshje që e përjashton urrejtjen, përballje që nënkupton respektin dhe luftë ku qëllimi nuk justifikon çdo mjet. Kjo është një rrugë më e gjatë, sepse...