Varrimi i Ratko Mlladiçit me nderime shtetërore, Berisha: Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit!

Varrimi i Ratko Mlladiçit me nderime shtetërore, Berisha: Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot (8 shtator), pas ceremonisë së varrimit të Ratko Mlladiçit, duke akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç për mbështetje ndaj krimeve të luftës dhe gjenocidit në Bosnje. Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson ceremoninë si një “sfidë ndaj qytetërimit” dhe akuzon Vuçiçin se, përmes nderimeve shtetërore dhe pjesëmarrjes së gjerë në ceremoninë mortore, po dëshmon një qëndrim të rrezikshëm ndaj krimeve të kryera gjatë luftës në Bosnje. Postimi i Berishës: “Mbështetja e hapur për gjenocidin nga Vuçiç, sfidë ndaj qytetërimit! Të dashur miq, Dje, me urdhër të presidentit të Serbisë së Madhe, Aleksandër Vuçiç, u varros me nderime të larta shtetërore e kishëtare dhe me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve monstra e Bosnjës, gjenerali famëkeq...