Varrimi i Papës, ja delegacioni shqiptar që do të shkojë në Vatikan

Varrimi i Papës, ja delegacioni shqiptar që do të shkojë në Vatikan

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka treguar se cilët do të jenë përfaqësuesit e klerit katolik në vendin tonë që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Franceskut. Papa ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në ceremoninë mortore do të jenë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit. Po ashtu, Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
Burimi: Kohajone.com