Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vangjeli: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë ndërkombëtare me bekimin e Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar ashpër për situatën alarmante në të cilën ndodhet sistemi sportiv shqiptar, duke akuzuar pushtetin se po ushtron kontroll të plotë politik mbi institucionet sportive. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, e cilësoi gjendjen si pasojë të një klime politike të centralizuar, ku ligji dhe institucionet ndërkombëtare shpërfillen nga autoritetet vendimmarrëse. Në qendër të akuzave qëndron Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili, sipas PD-së, është zhytur në një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti, nën drejtimin e Fidel Yllit – ish-deputet i PS dhe aktualisht kryetar i Komitetit. Vangjeli theksoi...