Vandalizohet ylli i Dolly Parton në Hollywood, do të zëvendësohet këtë javë
Ylli i Dolly Parton në “Hollywood Walk of Fame” është vandalizuar vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës country. Në sipërfaqen e yllit janë shfaqur gërvishtje të dukshme, ndërsa lulet e lëna nga fansat në nderim të artistes janë marrë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtime në pjesën ku është shkruar emri i Parton. Sipas dëshmisë së një fansi, një grua kishte rrëzuar qirinjtë e vendosur pranë yllit dhe më pas, me copat e njërit prej tyre, kishte gërvishtur sipërfaqen. Më vonë, një burrë dyshohet se ka marrë lulet e vendosura aty nga admiruesit e saj. “Hollywood Historic Trust” dhe “Hollywood Chamber of Commerce” kanë nisur punën për zëvendësimin e yllit. Institucionet njoftuan se ylli i ri pritet të...
Burimi:
kultplus.com