“Vandalët paguajnë!”- Masat e reja për dhunën, Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet!
Presidenti Emmanuel Macron akuzohet nga sindikatat se po përpiqet të kufizojë të drejtën themelore të francezëve për të protestuar, ndërsa qeveria e tij po përshpejton miratimin e një projektligji të quajtur “Vandalët paguajnë”. Projektligji parashikon që protestuesit të detyrohen të paguajnë për dëmet e shkaktuara nga aktet e vandalizmit gjatë protestave, edhe nëse nuk i kanë shkaktuar vetë ato, raporton The Guardian. Presidenti francez, i cili pritet të largohet nga pushteti pranverën e ardhshme, po përballet me më shumë se katër javë protesta. Gjatë tyre, nxënësit e shkollave të mesme kanë bllokuar institucionet arsimore, duke kërkuar zgjidhje për mungesat e mësuesve, riparimin e ndërtesave shkollore të vjetruara dhe të mirëmbajtura keq, si dhe ndryshime në platformën e aplikimeve për pranimin në universitete. Në protestat e...
Burimi:
javanews.al