Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni ka të gjitha opsionet në tavolinë ndaj Iranit, duke përfshirë presion ekonomik, ushtarak dhe atë diplomatik. Ai ka përjashtuar çdo negociatë me Teheranin derisa Irani të mos ndalë sulmet ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë për gazetarët, Vance theksoi se “gjithçka që mund të ndodhë në të ardhmen është në tavolinë”, duke specifikuar se kjo përfshin “presion ekonomik, presion ushtarak, presion diplomatik dhe presion të fshehtë”. Sipas tij, administrata amerikane nuk përjashton asnjë mjet për ta bërë Iranin të ndryshojë sjelljen e tij në lidhje me sulmet ndaj transportit tregtar ndërkombëtar. Vance theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të mbajnë bisedime me Iranin derisa Teherani të mos ndalë sulmet...
Burimi:
vizionplus.tv