Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Vallja arnaute” është vallja e lashtë pirrike?
Ky shkrim synon të jetë një kontribut modest në historinë e muzikës shqiptare dhe konkretisht, në fillimet e semiologjisë sipas sistemit perëndimore – nga Majlinda Spiro. Historia fillon në vitin 1804, kur u botua në Londër përmbledhja “Lyric Airs” (“Motive lirike”), që përfshinte 35 specimene këngësh e melodish kombëtare greke, shqiptare, vllahe, turke, arabe, persiane, kineze dhe maúre (“Lyric Airs by Edward Jones, consisting of Specimens of Greek, Albanian, Walachian, Turkish, Arabian, Persian, Chinese, and Moorish National Songs and Melodies”). Siç përmendet edhe në kopertinën e librit, kjo ishte hera e parë që i jepej publikut britanik një përzgjedhje e kësaj natyre. Autori i saj ishte Edward Jones [Eduard Xhons], bard pranë Lartësisë së Tij, Princit të Uellsit. Jones-i nuk kishte bërë thjesht një punë...