Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Valë e paprecedentë të nxehti përfshin vendet nordike! Rekorde historike temperaturash në Norvegji, Suedi dhe Finlandë
Një valë të nxehti e paprecedentë ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur përfundimisht perceptimin e klimës së freskët dhe të ftohtë në rajonet afër Arktikut. Temperaturat përvëluese, të forcuara dhe të zgjatura nga ndotja me karbon, kanë prekur nivele të pazakonta për veriun e Europës. Në Finlandë, temperaturat kanë kapur shifrën e 30°C për tre javë rresht, ndërkohë që një stacion meteorologjik në Arktikun norvegjez ka regjistruar temperatura mbi 30°C për 13 ditë gjatë muajit korrik — një rekord absolut sipas të dhënave që datojnë që prej vitit 1961. Shkencëtarët thonë se kjo periudhë e të nxehtit është 50% më...