Valë dorëheqjesh në bashkinë Maliq, largohen 6 administratorë

Valë dorëheqjesh në bashkinë Maliq, largohen 6 administratorë

Burime bëjnë me dije se 6 administratorët e njësive administrative të bashkisë Maliq kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Më tej, mësohet se administratorët e njësive administrative të Libonik, Pirg, Vreshtas, Lozhan, Pojan dhe Moglicë kanë dorëzuar kërkesën për dorëheqje përpara kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu. Ky i fundit, i kontaktuar telefonikisht, ka konfirmuar dorëheqjen e administratorëve dhe ka shtuar se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për nënkryetarët e bashkisë, të cilët pritet të japin dorëheqjet e tyre në ditët në vijim.
Burimi: Sot.com.al