Valë arrestimesh në Turqi pas protestave, zyrtarë të opozitës në shënjestër

Valë arrestimesh në Turqi pas protestave, zyrtarë të opozitës në shënjestër

Autoritetet turke kanë urdhëruar arrestimin e dhjetëra personave të akuzuar për korrupsion, përfshirë anëtarë të partive opozitare, në Stamboll dhe Adana. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ka lëshuar urdhër ndalimi për 47 persona dhe ka arrestuar 30 prej tyre, ndër ta edhe kryebashkiakë lokalë dhe zyrtarë të lartë të qytetit. Kjo është vala e pestë e arrestimeve që nga marsi, kur u burgos kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga rivalët kryesorë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Qeveria turke ka mohuar çdo përfshirje politike, duke këmbëngulur se drejtësia në vend është e pavarur. Nga burgu, Imamoglu...
Burimi: Javanews.al