Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vala e të nxehtit paralizon transportin, pse trenat ndalojnë në Britani kur është vapë
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë shkaktuar kaos në rrjetin hekurudhor, duke sjellë vonesa dhe anulime masive të udhëtimeve në Angli, Uells dhe Skoci. Mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar në stacione dhe trena, pasi infrastruktura hekurudhore nuk mundi të përballojë valën e të nxehtit ekstrem. Ndërsa temperaturat atmosferike kalojnë 32°C, rrjeti hekurudhor ka pësuar kolaps, me autoritetet që detyrohen të ulin ndjeshëm shpejtësinë e trenave ose të ndërpresin lëvizjen për arsye sigurie. Reagimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale, ku astronauti britanik Tim Peake ironizoi situatën duke shkruar: “Ndërtuam një stacion hapësinor që përballon temperatura nga +121°C...