Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Vala e protestave përfshin edhe Gjermaninë, përplasje dhe shkatërrime

Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës kanë përfshirë disa vende evropiane, duke u shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në Gjermani, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar shtrenjtimin e jetesës, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ajo që nisi si një demonstratë kryesisht paqësore përfundoi me incidente të dhunshme, plaçkitje dyqanesh dhe dëmtim të pronës. Ngjarjet më të rënda u regjistruan në Frankfurt, ndërsa tensione pati edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Protestuesit sulmuan policinë dhe shërbimet e emergjencës me gurë, shishe dhe fishekzjarrë, duke detyruar autoritetet të përdorin autobotët me ujë për shpërndarjen e turmës. Në Frankfurt u thyen vitrinat e disa bizneseve, përfshirë edhe një dyqan armësh, ndërsa policia kreu arrestime dhe sekuestroi dy armë. Demonstratat...