‘Vajzë Fest 2025’, një përvojë unike në zemër të Vlorës

‘Vajzë Fest 2025’, një përvojë unike në zemër të Vlorës

Në fund të çdo gushti, fshati Vajzë i Vlorës, vendlindja e poetit Ali Asllani, kthehet në një qendër të gjallë të kulturës, artit dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga data 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzë Fest – Art, Film, Trashëgimi”, një festë që ndërthur me mjeshtëri traditën me frymën bashkëkohore, kujtesën me rininë krijuese. Artistë të njohur, kineastë, muzikantë, piktorë dhe figura publike do të sjellin në Vajzë një energji të re përmes tre ditëve plot ngjarje: shfaqje filmike e teatrore, ekspozita arti, poezi, muzikë polifonike, valle popullore, cirk, muzikë bashkëkohore dhe aktivitete të dedikuara për fëmijët. Një nga risitë e këtij edicioni është “Dita Olimpike”, e cila do të zhvillohet në Parkun Arkeologjik të Amantias, nën kujdesin e Komitetit...