Vajtimi i Lekë Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut

Vajtimi i Lekë Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut

Marin Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” shkruar mes viteve 1508-1510 thotë se kur Skënderbeu dha frymën e tij të fundit dhe kur e dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lekë Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të sheshit, e me fytyrë të pikëlluar e me zë të lartë tha, duke shkulur mjekrën e flokët: “Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë, o princër e sundimtarë arbërorë! Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë! Sot u rrëzuan muret dhe kështjellat tona! Sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë! Sot u përmbysën fronet e pushtetet tona! Sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona!” Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 17 janar të vitit...