Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, procedohet penalisht 49-vjeçari në Libohovë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, procedohet penalisht 49-vjeçari në Libohovë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net