Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 39 vjeçari
👁13146
Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet në Krujë një 39 vjeçar. Blutë e Krujës arrestuan 39 vjeçarin E.M, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tij, i moshës 31 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin: -E. M., 39 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti të mbartur për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë si dhe ka kanosur me një mjet të fortë një 31-vjeçar(kushërinj me njëri-tjetrin)”, thuhet në njoftimin e policisë . Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.