Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ushtria izraelite sulmon qendrën kërkimore ushtarake në Teheran
Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte bombarduar dhjetëra objektiva në Teheran gjatë natës, përfshirë selinë e organizatës përgjegjëse për zhvillimin e armëve bërthamore, në ditën e tetë të luftës së saj me Iranin. “Ushtria kreu një seri sulmesh në zemër të Teheranit, u goditën dhjetëra objektiva, kryesisht vende ushtarake prodhimi raketash, si dhe selia e SPND, organizatës përgjegjëse për kërkimin dhe zhvillimin e programit bërthamor ushtarak iranian”, thuhet në deklaratë. Sipas ushtrisë izraelite, kjo qendër kërkimore është përgjegjëse për “zhvillimin e teknologjive dhe armëve të përparuara në shërbim të aftësive ushtarake të regjimit”. חיל האוויר תקף מספר מערכות טילים איראניות שיועדו לפגוע בכלי...