Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ushtria izraelite do të godasë edhe më keq terroristët e Houthit’, thotë Netanyahu
👁4392
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuahy, theksoi se forcat e armatosura të vendit do të vijojnë të godasin objektivat e rebelëve të Houthit në Jemen. Këtë deklaratë Netanyahu e bëri pas sulmeve të fundit të ushtrisë izraelite ndaj dy porteve si ai i Hodeidah dhe Salif, në Jemen. "Pilotët tanë sapo kanë goditur me sukses dy porte të terroristëve Huthi dhe ky është vetëm fillimi, do të pasojnë sulme të tjera. Ne nuk jemi të përgatitur të qëndrojmë duarkryq dhe t'i lejojmë Huthit të na sulmojnë. Do t'i godasim edhe më fort, përfshirë udhëheqësit e tyre" tha Netanyahu. Syri.net-iefimerida