Ushqehej keq, pa gjumë dhe konsumonte shumë… – Balkanweb.com – News24
E gjitha bota e futbollit është e shqetësuar për atë që i ndodhi trajnerit të Bajern Mynih, Vincent Kompani, në pasditen e të premtes teksa po ndiqte stërvitjen e ekipit U23. Tekniku belg pësoi kolaps dhe u transportua me urgjencë në spital, ku raportohet se është në gjendje stabël dhe po kryhen testet e nevojshme mjekësore. Por nëse të tjerët janë shqetësuar për ish-futbollistin pas kësaj ngjarje, në vetë klubin gjerman kishin kohë që e përjetonin një ndjesi të tillë. Sipas BILD, ndjesia brenda dhomave të zhveshjes ishte se trajneri flinte shumë pak, as nuk bënte më ushtrime, ushqehej në mënyrë të çrregullt, konsumonte sasi të tepruara kafeje dhe bënte shumë punë. Me pak fjalë, abuzonte me shëndetin e tij për shkak se ishte i...
Burimi:
gijotina.com