Burimi:
Vizionplus.tv

Ursula von der Leyen: “Ngrirja” e tarifave nga Trump është një hap i rëndësishëm stabilizimi
👁10939
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të “ngrirë” tarifat që ai kishte vendosur ndaj shumicës së partnerëve tregtarë amerikanë është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit,” komentoi von der Leyen në një postim në X, duke nënvizuar se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA- në me synimin për të arritur “tregti reciproke të dobishme”. Siç tha kryetarja e Komisionit, tarifat janë taksa që dëmtojnë vetëm bizneset dhe konsumatorët. “Kjo është arsyeja pse unë...