Urgjenca Kombëtare në gatishmëri, ministrja Koçiu: Mbi 110 mijë thirrje gjatë verës

Urgjenca Kombëtare në gatishmëri, ministrja Koçiu: Mbi 110 mijë thirrje gjatë verës

Mbi 110 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët. “Urgjenca Kombëtare, në gatishmëri për çdo qytetar, në të gjithë vendin. 110,367 thirrje për ndihmë mjekësore; 34,660 vizita në banesë; 12,000 këshillime mjekësore”, njoftoi Koçiu. Po ashtu Koçiu nënvizon edhe se shërbimi i Urgjencës është çdo ditë më pranë qytetarëve, duke garantuar kujdes të shpejtë dhe të sigurt shëndetësor, aty ku...