Urdhri i Sigurimit për sopranon Merita Sokoli: “Të shuhet zëri i saj… le të vdes e mjerë!”

Urdhri i Sigurimit për sopranon Merita Sokoli: “Të shuhet zëri i saj… le të vdes e mjerë!”

“Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilia-s, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morricone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova. Nga Luljeta Progni Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të Radio Tiranës, u shua zëri. “Kanë...