Ura mbi Bunë që do të lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e punëve me rëndësi kombëtare

Ura mbi Bunë që do të lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e punëve me rëndësi kombëtare

Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që do të lidhte Velipojën me Ulqinin në Mal të Zi, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, nuk është më prioritet i qeverisë. Tre vite pas prezantimit për herë të parë të idesë, në një takim mes Kryeministrave Rama dhe Abazoviç në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër dhe pas ecejakeve dhe përpjekjeve për të nisur zbatimin e projektit, tashmë ai nuk rezulton fare në listën e projekteve me rëndësi kombëtare. Në mbledhjen e qeverisë të fundkorrikut është bërë një ndryshim s i përket projekteve me rëndësi kombëtare me status ‘të maturuar’ dhe rezulton se projekti i urës mbi Bunë të jetë hequr. Madje, ai nuk ishte as te projektet me status ‘pjesërisht të maturuar’ ose ‘i pamaturuar’. Në vendimin...