Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara nga mungesa e ndërhyrjeve për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve pranë strukturës së saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja u mor si masë sigurie pasi ura përbën rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është i pamundur. Megjithatë, nuk është dhënë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparim apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike. Kjo situatë ndodh në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot–Lezhë është në kulmin për shkak të fluksit turistik. Mungesa...