“Unë do votoj kundër”, drafti i PS për ndarjen territoriale, pozicionohet deputetja Marjana Koçeku…

“Unë do votoj kundër”, drafti i PS për ndarjen territoriale, pozicionohet deputetja Marjana Koçeku…

Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka shprehur hapur votën kundër draftit të PS për ndarjen e re territoriale.Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se është e bindur se edhe deputetë të tjerë socialistë mund të kundërshtojnë me votë projektligjin, pavarësisht pasojave politike që mund të sjellë mosbindja ndaj vendimit të grupit parlamentar.“Të enjten në seancë plenare do votohet drafti i PS-së për reformën territoriale. Sigurisht që unë do votoj kundër. Jam e sigurt që edhe në radhët e grupit të PS-së do ketë deputetë që do e kundërshtojnë me votë të përgjegjshme këtë projektligj, pavarësisht pasojave politike të mosbindjes ndaj urdhnit të partisë”, shkruan Koçeku.Kujtojmë që në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, dy deputetët socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet...