Unë, Biri Yt, Kosovë nga Ali Podrimja

Unë, Biri Yt, Kosovë nga Ali Podrimja

20 September, 2026 - 23:00 Në një prej poezive më të njohura të Ali Podrimjes, Kosova shfaqet si vend i kujtesës, dhimbjes dhe përkatësisë, ndërsa zëri i poetit bëhet dëshmi e një lidhjeje të thellë me tokën dhe historinë. Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;ta di gjakun që të vlon në gji,dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumtae të shpërthej do si vullkan:-më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.Unë biri yt./KultPlus.com