Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan. Rreth orës 13:00, shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Elbasan është njoftuar nga banorët e zonës për rënien e zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor, ndërsa situata është bërë shqetësuese për shkak se zjarri po avancon në drejtim të zonës së banuar. Pas marrjes së njoftimit, janë mobilizuar menjëherë shërbimi zjarrfikës, strukturat e emergjencave civile dhe komuniteti, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave dhe për të frenuar përparimin e zjarrit. Terreni i vështirë dhe sipërfaqja e madhe e përfshirë nga...